Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjët mbetet fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën.
Kështu u tha në takimin e rregullt të asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane në Varshavë të Polonisë, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Në një komunikatë për media të LDK-së, thuhet se kjo parti po angazhohet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.