Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka insistuar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.
“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, u shpreh ai.
Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve.
Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.
“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.
Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i sheh shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën serbi.
“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”.
“Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.
Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptarë i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi./ “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”.