970×90
970×90
970×90
970×90

Haziri: LDK nuk do të jetë patericë e qeverisë

Haziri: LDK nuk do të jetë patericë e qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë në emisionin Pressing në T7 për zhvillimet e fundit në vend dhe largimin e Listës Serbe nga Qeveria.

Ai ka thënë se Kosovën e presin ditë të vështira. Haziri ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të jetë në opozitë.

“Ne nuk do te jemi patericë e kësaj Qeverie. LDK do të vazhdojë të jetë në opozitë dhe ne nuk do t’i shërbejmë vendit në këtë mënyre. LDK do të hyjë në qeveri vetëm përmes votës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Haziri ka treguar se deri më tash nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti.

“Ne nuk jemi takuar me asnjë parti politike. E as më kryeministrin Haradinaj”, ka treguar ai.

Related posts