Flitej për koalicion të mundshëm mes LDK’së dhe VV’së, por mes këtyre dy partive veçse kanë nisur përçarjet e para, shkruan Periskopi.
Një deklaratë e lëshuar mbrëmë nga deputeti Glauk Konjufca nxiti reagime nga anëtarët e LDK’së.
Konjufca kishte thënë se ‘formula më e mirë e qeverisë do të ishte: Albin Kurti kryeministër e Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit”, e këto përfundime nuk po i pëlqejnë aspak LDK’së.
Lutfi Haziri në një prononcim për Periskopin e konsideron si deklaratë të palogjikshme dhe përtej politikës. Madje, Haziri i drejtohet Konjufcës duke i thënë se ai duhet ta harrojë që LDK të jetë degë e VV’së.
“Unë nuk mundem të komentoj vendimet e nënkryetarëve të partive tjera e para që i japin të drejtë vetës me emnu edhe në LDK edhe në parti të veta. Me marrë vendime të tilla është përtej logjikës dhe përtej politikës. Nëse Konjufca e llogaritë që Lidhja Demokratike e Kosovës është degë e Lëvizjes Vetëvendosje kisha thanë në rregull është, por ne jemi parti më e madhe se VV, partia e parë në Kosovë edhe duhet me harru Konjufca që LDK është degë e VV’së”, përfundon Haziri.