970×90
970×90
970×90
970×90

Haziri: Jemi gati për të arritur marrëveshje për kreun e LDK-së

Haziri: Jemi gati për të arritur marrëveshje për kreun e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Kryesia dhe Kryetari Isa Mustafa po vazhdojnë të punojnë dhe përmbyllin të gjitha përgatitjet lidhur me ditën e nesërme ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie.

Haziri ka thënë se me kryetarët e degëve të LDK-së kanë finalizuar angazhimin për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve, ku ka theksuar se do të marrin pjesë 355.

“Kryesia dhe Kryetari Isa Mustafa po vazhdojnë me punu dhe me përmbyllë lidhur me përgatitjet për ditën e nesërme që fillon në ora 10:00.  Ne me kryetarët e degëve të LDK-së finalizuam angazhimin për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve, ku nesër do të marrin pjesë 355 delegatë, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Do të ketë kushte pune dhe konkurrime nesër. Gjithashtu, gjatë mbledhjeve është përafruar mbështetja lidhur me kandidatin që paraqet unitetin. Unë i përmbahen angazhimit tim, ne po i finalizojmë punimet”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se LDK-së nesër do të dalë me një qëndrim unik dhe para anëtarësisë e qytetarëve do të marrë përgjegjësinë e dyfishtë duke dëshmuar se si punohet me angazhime të përbashkëta.

“S’ka me pas të bëjë me emër të përveçëm, po përfaqësim të gjerë. Një figurë që paraqet unitetin e partisë”, ka shtuar Haziri./

Related posts