970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Haxhiu për zjarrin në IML: Nga informacionet e para; nuk janë djeguar as dëmtuar mostrat

Haxhiu për zjarrin në IML: Nga informacionet e para; nuk janë djeguar as dëmtuar mostrat

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nga informacionet e para që dalin nga djegia e zyrëve në IML që ndodhi sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, nuk janë djegur ose dëmtuar mbejtjet mortore, arkiva e as mostrat. Shkruan Gazeta Projekti.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave. “ka shkruar Haxhiu.

Tutje ajo është shprehur se Policica e Prokuroria po i kryejnë punët e tyre, si dhe do të ketë informacione shtësë në vijim.

“Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.

Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.

Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.”ka shkruar Ministrja e Drejtësisë.

Related posts