970×90
970×90
970×90
970×90

Haxhiu e quan Rron Gjinovcin relikt të komunizmit

Haxhiu e quan Rron Gjinovcin relikt të komunizmit

Esheref Haxhiu doktorant i psikologjisë në Pragë, ka reaguar ndaj një shkrimi të Rron Gjinovcit me titull “Proamerikan vs Proevropian – kjo është një luftë klasore”.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook thotë se tendenca për të bërë një ndarje të tillë nuk është asgjë më pak se sa një relikt i mentalitetit komunist.

Ai thotë se një ndarje tillë është naive dhe e rrezikshme, dhe realisht nuk ekziston, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe pse ka lindur në kohën kur marksizmi ka vdekur në Evropë; edhe pse jeton në kohën ku teknologjia e ka revolucionalizuar gati ҫdo segment të jetës, duke demokratizuar shumëҫka, veҫmas qasjen në dije dhe kulturë, ky ende vazhdon që të sheh me dioptri të marksizmit. Prandaj, ky shkrim flet shumë më shumë për autorin, por shumë pak për ҫështjen që pretendohet të shtjellohet.

Shoqëria e Kosovës qënka e ndarë në klasa (rural vs urban) dhe varësisht se nga cila klasë vijnë, ata po u shquhkan si më proevropian apo proamerikan. Kjo është bullshit. Në radhë të parë nuk ka një ndarje të tillë të shoqërisë sonë në klasa.

Tendenca për të bërë një ndarje të tillë nuk është asgjë më pak se sa një relikt i mentalitetit komunist.

Së dyti, ndarja e shoqërisë së Kosovës në proevropian dhe proamerikan, përveҫ që është naive, është edhe e rrezikshme. Realisht nuk ekziston një ndarje e tillë. Ndarjen e tillë e promovojnë vetëm ata që do të dëshironin që të kishte një ndarje të tillë.

Tito në kohën e vet ka arrit me bashkëpunu edhe me BRSS edhe me Amerikën, që kanë qenë në marrëdhenia lufte me njëra-tjetrën, madje edhe me mbi 100 shtete të tjera të Levizjes së të Painkuadruarave, ndërkaq sot, dikush mendon me i nda njerëzit në Kosovë si proamerikan vs proevropian, ku megjithatë, Europa dhe Amerika i përkasin një aleance të përbashkët. Edhe në mes të burrit dhe gruas ka mospajtime, por megjithatë ata janë burr e grua. Në mes të SHBA-së dhe Europës ka pasur disa mospajtime në kohë të fundit, mirëpo, realisht, mospajtimet mes shteteve të Europës janë më të mëdha se sa mospajtimet e Europës me SHBA-në.

Përveҫ kësaj, ka një problem logjik në ndarjen që bën autori i këtij shkrimi. Autori postulon se të jesh proevropian nuk paske mundësi që të jesh edhe proamerikan. Pse jo? Ҫka e pengon një gjë të tillë?

Mendoj se duhet pasur në konsideratë që kur flasim për tema të këtilla, të përpiqemi që të jemi më fleksibil dhe më analitik. Nuk ndahen gjërat kaq prerazi dhe kaq bardh dhe zi. Dikush mund të jetë më proevropian në kohë dhe në tema të caktuar, por më proamerikan në tema të caktuara. Duhet pasur parasysh se ҫështja e identitetit dhe përkatësisë socio-politike është shumë më komplekse se sa thjeshtëzimet që bëjnë disa gladiatorë të debateve publike.

Me vite të tëra, pa nevojë, njerëzit në Prishtinë dhe në Tiranë janë grindur mes veti rreth temës: Kosovar apo Shqiptar? Thuajse të jesh kosovar e rrezikon apo e pamundëson të qenurit shqiptar, apo edhe e kundërta.

Related posts