![Haxhi Shala i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/08/4CF423CE-6E20-4444-9BA3-9399DD9FF20B.jpeg)
Haxhi Shala, deputet i AAK-së është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
baKëtë e ka konfirmuar vet Shala përmes një statusi në Facebook ku ka thënë se është ftuar si i dyshuar dhe në Hagë do të paraqitet me 8 shtator, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.
Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj.
HSH