
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli ka reaguar me një postim në Facebook.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli ka reaguar pas raportimeve se ishte i përfshirë në një rast ku më 2017 pagoi për marrëdhënie seksuale.
Ai ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social Facebook për të mohuar lajmin.
Postimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë, KENI KUJDES. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit dhe shtetit mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake news. Te ata me gjendje më të rëndë ekonomike mund të ndodh edhe të ofrojnë ndihma të ndryshme e para. Por aman mos e shisni besimin dhe bindjen tuaj me asgjë. Mos bini pre e portaleve e lajmeve të rreme. Mos e bëni për vete, bëne për fëmijët e juaj. Bëjeni për gjeneratën pas nesh. Refuzoni veprimet e tyre të dëshpruara”.