970×90
970×90

Haxhi Avdyli: Deklarata e Limajt e pjekur politikisht

Haxhi Avdyli: Deklarata e Limajt e pjekur politikisht

Qëndrimin mospërjashtues për koalicion të Fatmir Limajt të NISMA-s, e ka përshëndetur zyrtari i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili foli në lartësie lavdëruese duke e quajtur Limajn “një njeri me përvojë”.

Në një deklaratë për median “Lajmi.net”, Avdyli tha se do ta mirëpriste një qëndrim të tillë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e të cilës kishte qenë deri më 2020.

“Deklarata e tij është deklaratë e pjekur politike, një deklaratë e një politikani me përvojë i cili ka një interes që proceset në Kosovë të ecin dhe të mos bllokohen dhe mendoj që kjo gjuhë dhe kjo frymë e të bërit politikë duhet përshëndetur dhe është e nevojshme për hapat e mëtutjeshëm në Kosovë.

Unë mirëpres edhe nga partitë e tjera një gjuhë të tillë edhe nga ish partia ime LDK, mendoj që një gjuhë e tillë i ndihmon situatës politike në vend dhe proceseve që na presin përpara”, përfundoi Avdyli.

Related posts