970×90
970×90

Hashimi mirë me Edi Ramen, Ramushi me Iliri Meten, të ndarë edhe në Shqipëri

Hashimi mirë me Edi Ramen, Ramushi me Iliri Meten, të ndarë edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, polemizoi të shtunën në distancë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Transmmeton GazetaProjekti.

Tarifat ndaj mallrave serbe kanë pezulluar bisedimet me Serbinë, ndërsa kërkesa amerikane për pezullimin e tyre, ka thelluar dallimet politike në Kosovë.

Presidenti Thaçi tha të shtunën gjatë një vizite në Prizren se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç ruajtjes, kultivimit dhe respektimit të këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Derisa dikush mund të ketë hezitim sa i përket mosrespektimit të këtyre këshillave pyetja te qytetarët e Kosovës si popullata më pro amerikane, është se me kënd duhet të bashkëpunojmë dhe cilat këshilla të respektohen?. Respektimi i këshillave nga ana jonë thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend dhe shoqëri dhe thekson qartë anën e drejtë të historisë që e kemi. Përndryshe çdo qasje ndryshe, çdo mos dëgjim apo kryeneçësi, është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë të cilën populli i Kosovës nuk do ta përcjellë në asnjë rrethanë”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një veprimtari të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Deçanit, në Kosovën perëndimore, presidentin Thaçi dhe njerëzit përreth tij për krijimin e përçarjes në vend.

Ai ju referua kësisoj shqetësimeve të ngritura nga mundësia e largimit të trupave amerikane si ndëshkim për mos heqjen e tarifave ndaj Serbisë.

“Dëshirojmë më mbet Amerika në Kosovë, në KFOR, me mbet NATO këtu, Bondsteel-i dhe jo vetëm kaq. Ushtari i Amerikës ku të është, nuk ka nevojë hiç për Bondsteel, Çdo shtëpi e Kosovës është shtëpia e tij, pra janë në shtëpi të vet dhe ne si Kosovë gjithmonë do ta mbrojmë këtë marrëdhënie. Ju siguroj që asnjë veprim i yni, pra i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie. Janë prej Kosove që po shkojnë e po ju thonë nëse e thuani këtë do ta heq tarifën, është shkruar në Prishtinë ka shkuar në Washington dhe është kthyer prapë në Prishtinë. Ambasadorja jonë Vlora Çitaku nuk është e Kosovës por ambasadore e Hashim Thaçit, nuk e përfaqëson Kosovën fatkeqësisht. Janë një rrjet i këtij vendi që po na marrin në qafë, që po na shkaktojnë përçarje pastaj”,tha kryeministri Haradinaj. 

Por ata janë të ndar si duket edhe në politiken shqiptare, përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kultivon marrdhënie të mira me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të njejtat raporte Haradinaj i ruanë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Të ndar edhe në këtë pikë ata kanë sulmuar edhe njëri tjetrin me fjalë nga distanca, 

Related posts