
Presidenti Hashim Thaçi në adresimin para ushtrisë së Kosovës me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë ka deklaruar se Kosova do të jetë prodhues i paqes dhe faktor i stabilitetit në rajon, shembull i bashkëpunimit me NATO-n.
Ai tha se në të ardhmen e afërt Kosova do të jetë pjesë e NATO-s.
Presidenti Thaçi që është edhe komandant suprem, ju tha ushtarëve ta bartin me nder uniformën e ushtrisë së Kosovës.
Ndërsa Thaçi kujtoi se si 20 vite më parë kishte bartë uniformën e UÇK-së, dhe ka qenë nder ta bartë atë, kurse tha se misioni i ushtrisë është ta ruajnë tani Kosovën.