
Biznismeni shqiptaro – amerikan, Harry Bajraktari, i cili po qëndron në Kosovë, ka ndëruar dëshmorët e betejës së Koshares, ai për viziten e tij në këtë kompleks, ka njoftuar edhe në profilin zyrtarë në Facebook. Transmeton GazetaProjekti.
Shkrimi i plotë:
Dje i bëra një vizitë “kompleksit Memorial” në Koshare, ku para 20 vjetësh trimërisht ranë shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Isha shumë i emocionuar kur pashë varrezat e gjithë këtyre heronjve, ku zhvilluan një ndër betejat më të mëdha në krye me Agim Ramadanin e Sal Çekajn, kundër makinerisë ushatarake serbe, që në Kosovë të ketë liri të përjetshme.
Betejën e këtyre luftëtarëve, ku për herë të parë thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, të cilin për një shekull e mbanin forcat usharake të Jugosllavisë e Serbisë, e përjetova si sakrificë të madhe të këtyre dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Harry Bajraktari
Koshare, 2019
