
Janë bërë 15 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, në mesin e shumë personaliteteve publike të cilët e kujtuan Rugovën, ka qenë edhe biznismeni shqiptaro amerikan Harry Bajraktari, i cili presidentin historik e kujton me një voto të cilën Rugova kishe vizituar Amerikën në vitin 1993, saktësisht varrin e Fan Nolit.
Lajmi i plotë nga Harry Bajraktari:
15 VJET PA PRESIDENTIN RUGOVA
Sot në 15-vjetorin e vdekjes, presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, e kujtoj me shumë mall për gjithë atë që bëri për Kosovën, që tash të jemi të lirë dhe të kemi shtetin tonë demokratik. Dr. Rugova ka merita të mëdhe që adresoi Kosovën kah perëndimi, e sidomos kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngriti zërin, në një kohë të vështirë, kundër dhunës dhe terrorit serb që ushtrohej mbi shqiptarët në Kosovë.
Jam me shumë fat dhe e ndjej veten krenar që pata rastin të punoj me presidentin Rugova për 30 vjet me radhë për çështjen e Kosovës në Washington, në New York dhe Prishtinë.
Sot në këtë përvjetor të vdekjes të përkujtoj si krijues të madh të pavarësisë dhe të shtetit tonë të Kosovës.
Harry Bajraktri.
New York, 2021
Ne vitin 1993, tek vorri i Fan Nolit ne Boston:
Nga e djathta; Dr. Alush Gashi, Anthony Athanas, President Rugova, Father Arthur Liolin – Kisha Fan Nolit ne Boston dhe Harry Bajraktari.