970×90
970×90

Haradinaj: Zoti e bekoftë Amerikën, aleatin tonë të parë

Haradinaj: Zoti e bekoftë Amerikën, aleatin tonë të parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot Kosova ka festë, sepse në kryeqytetin e saj po përurohet ndërtesa e re e Ambasadës se SHBA-së, si dëshmi që e mbanë të sigurt lidhjen e veçantë të Kosovës me Amerikën.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati ynë i parë për paqe, liri dhe zhvillim!

Sot Kosova ka festë, sepse në kryeqytetin e saj po përurohet ndërtesa e re e Ambasadës se ShBA-së, si dëshmi që e mbanë të sigurt lidhjen e veçantë të Kosovës me Amerikën. Ambasadës së ShBA-së ia dhurova Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, që paraqet vlerat më sublime që dy popujt tanë i ndajnë dhe i mbrojnë. Partneriteti ynë strategjik me ShBA-në nga sot është edhe më i fuqishëm dhe më kuptimplotë për promovimin dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, rajon dhe kudo në botë.

RH

Related posts