970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Vlerson kontributin e Italisë për Kosovën

Haradinaj: Vlerson kontributin e Italisë për Kosovën

Kontributi i Italisë për të arritur paqen në Kosovë dhe roli i saj i vazhdueshëm për shtetndërtim është i pazëvendësueshëm dhe Kosova është mirënjohëse.

Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit me ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar ish-kryeministrin D’Alema, për të arriturat e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe punën që po bënë vendi në përafrim me agjendën evropiane.

“Republika e Italisë është prej vendeve mike me të cilën Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyera bilaterale, ndërsa tani jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet tona edhe në aspektin ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se roli i ish-kryeministrit D’Alema për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova ka qenë shumë i rëndësishëm.

Ai ka kërkuar D’Alema që edhe më tutje të ushtrojë autoritetin e tij për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe për procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ndërsa, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ka vlerësuar progresin e Kosovës dhe dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Related posts