970×90
970×90

Haradinaj: Vizat mund të hiqen në qershorë

Haradinaj: Vizat mund të hiqen në qershorë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas votimit të Parlamentin Evropian, vendimi për heqjen e vizave mund të ndodhë në qershorë


Haradinaj pas akademisë përkujtimore në nderim të masakrës së Lybeniqit, tha se votimi i dytë që ka ndodhur në Parlamentin Evropian për vizat mund të përshpejtojë marrjen e vendimit për qershor, por nuk mund të garantojë se një gjë e tillë mund të ndodhë me siguri.

“Po punojmë që me ndodh s’mund të garantojmë edhe s’guxojmë me dhanë data se po na kritikojnë, edhe këtu, edhe më larg, po punojmë që të ndodhë, është e drejtë të ndodhë. Besoj që disa sinjale edhe ju po i hetoni, disa zhvillime më të mira, por nuk është punë e kryer. Duhet punuar me kujdes. Shumë ka qenë mirë që është votuar në parlament prapë të BE-së, se sikur të mos ishte votuar është dashur të pritet konstituimi i Parlamentit të ri. Do të thotë nuk humbim kohë. Vota e dytë që ka ndodhur në Parlament të BE-së është pikërisht për të mos humbur kohë. Me votën e dytë është mundësuar që edhe në qershor të merret vendimi”, tha Haradinaj. 

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se edhe në takimin që ka pasur sot me zyrtarët gjermanë ka kërkuar që Berlini të marrë përsipër t’ua shpjegojë vendeve tjera të Evropës rëndësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Me të drejtë e ka Igori, falënderoj edhe Tanjën dhe të gjithë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Sot kishim vizitorë të rëndësishëm prej Berlinit, mendoj që nuk jemi në drejtim të keq, por vetët ka shkuar shumë gjatë dhe meritojmë të drejtën të lëvizim lirshëm. Unë i kam siguruar çdo herë se as nuk shkojnë njerëz refugjatë, as nuk shkon krimi atje, por vetëm mundësia e lëvizjes së lirë. Kemi nevojë për një vend sponzorizues me mund këtë ta bëjë Berlini për t’i shpjeguar qeverive të tjera se ka ardhur koha”, tha Haradinaj.

Related posts