Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje pas paralajmërimit të Listës serbe se do të dalë nga Qeveria e Kosovës.
Haradinaj tha se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, ndërsa sipas tij, ata që e kanë në plan me përkrahë punën e qeverisë iu shpreh partneritet.
“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare… kemi pas partneritet të mirëfilltë me ta.. Veprimi i djeshëm s’ka qenë kundër serbëve në Kosovë, as kundër ndonjë zyrtari të Serbisë, me përjashtim të atyre që kanë thyer rregullat”, tha Haradinaj.
“Dorëheqja se kam plan me dhanë. Punën e kam plan me vazhdu seriozisht.. ata që e kanë plan me përkahë punën e qeverisë iu shprehu partneritet”, tha ai.
Sipas tij, nëse veprimi i djeshëm i Policisë në veri nuk ishte çështje e demonstrimit të forcës, por çështje e zbatimit të ligjit.