Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurë, më 18 prill, do të qëndrojë për vizitë në Shkup. Haradinaj do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë të shtetit të Maqedonisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.
Haradinaj këtë vizitë do ta realizojë në kuadër të Samitit Digjital, që do të mbahet të mërkurën, e ku do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq në këtë Samit pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup.