970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj takon kryeministrin e Bullgarisë

Haradinaj takon kryeministrin e Bullgarisë

Në margjina të Konferencës për sigurinë globale, në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, të cilin e ka falënderuar në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë, për të qenë palë e barabartë në të gjitha nismat dhe forumet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimin bilateral me Bullgarinë, si dy vende mike”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit me kryeministrin Borissov.

Haradinaj e njoftoi kryeministrin bullgar për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lartë mbështetjen e Bullgarisë për rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me theks në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

“Që nga marrja e kryesimit të Presidencës së BE-së, Bullgaria ka luajtur rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me këtë organizatë dhe për këtë ne do t’i jemi gjithmonë falënderues shtetit bullgar dhe kryeministrit Borissov”, tha Haradinaj.

Duke kërkuar ndihmën e mëtejme të Bullgarisë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka nevojë të ketë një mik siç është Bullgaria në procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE dhe në NATO, por edhe në synimin për t’u anëtarësuar në INTERPOL dhe EUROPOL.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e synimeve të saj për një shtet të suksesshëm të integruar në bashkësinë euroatlantike.

Related posts