Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, Haradinaj ka vlerësuar rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare.
“Vleresova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë Haradinaj.