
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot do të takohet me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, takimi mbahet në ndërtesën e vjetër të komunës
Ky takim nis në orën 11:00, ndërsa tema e diskutimit nuk është bërë e ditur.
Ky takim vjen edhe një ditë pasi nënkryetarja e partisë së Ahmetit, Shqipe Pantina dorëzoi nënshkrimet për mocionin e rrëzimit të qeverisë.