970×90
970×90

Haradinaj takohet me Escobar

Haradinaj takohet me Escobar

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për takimin të cilin e ka zhvilluar me Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Projekti.

 

Lajmi i plotë:

 

Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Related posts