970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj shtron darkë në shtëpinë e tij për zyrtarët e Nato-s

Haradinaj shtron darkë në shtëpinë e tij për zyrtarët e Nato-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në shtëpi Nënadmiralin amerikan, Colin J. Kilrain.

Haradinaj po ashtu ka takuar edhe Komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, atë italian, Salvatore Couci, Kolonelin amerikan, Nick Ducich si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Lowa-s, Timothy Orr, transmeton Indeksonline.

I pari i ekzekutivit ka thënë përmes një statusi në Facebook se kanë pasur një darkë miqësore, ku sipas tij, të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorët e Kuintit.

Shkrimi i plotë:

Kisha nderin që të pres në shtëpinë time Nënadmiralin amerikan Colin J. Kilrain, Komandant i Operacioneve Speciale të NATO-s bashkë me komandantin italian të KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, Kolonelin amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Iowa-s Gjeneralin Timothy Orr.

Në këtë darkë miqësore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike në rrugën tonë të konsolidimit si shtet.

Ne jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe. RH.

Related posts