
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së dy minatorëve.
Ai ju ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë.
Postimi i tij:
I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë. Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë.