970×90
970×90

Haradinaj shkarkon nga detyra zëvendësministrin Musa Cena

Haradinaj shkarkon nga detyra zëvendësministrin Musa Cena

Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi që i njëjti ishte arrestuar të shtunën. Haradinaj ka deklaruar se lirimi është bërë për t’u dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshëm, shkruan Express.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, është liruar nga detyra. Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

Derisa ka thënë se lirimi është bërë për t’u dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshëm.

Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Related posts