970×90
970×90

Haradinaj shkarkon ministrin serb që i quajti shqiptarët terroristë

Haradinaj shkarkon ministrin serb që i quajti shqiptarët terroristë


Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.

Ky ministër ndoqi rrugën e ish-zv/ministres, Vesna Mikiq e cila tashmë është larguar nga posti që pati në Qeveri.

Si shkas i kësaj deklarate, Kryeministri Haradinaj ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra ministrin Teodosijeviq.

Kryeministri Haradinaj këtë deklaratë e konsideron si të patolerueshme dhe nxitë urrejtje e fyerje për viktimat e Reçakut.

Ja vendimi i plotë pa ndërhyerje:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Related posts