970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: S’do të ketë taksë në asnjë autostradë në Kosovë

Haradinaj: S’do të ketë taksë në asnjë autostradë në Kosovë

Zërave të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së Kosovës që thonë se nuk janë konsultuar nga Qeveria shqiptare për taksën në Rrugën e Kombit iu bashkua edhe Ramush Haradinaj.

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, Kryeministri i Kosovës nuk përjashtoi mundësinë që nëse do të kërkohej, Prishtina mund të kontribuonte nga buxheti i saj për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Nëse do të ishte në pyetje kostoja e mirëmbajtjes së rrugës, mund të paguanim edhe ne nga buxheti i Kosovës një shumë që të mos vihej një taksë kaq e lartë”, u shpreh ai.

Haradinaj deklaroi se nuk është kundër tarifës, por këmbëngul se ajo e vendosur është e lartë.

Sipas Kryeministrit të Kosovës, kjo taksë mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, sidomos tregtinë dhe turizmin.

“Nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht për turizmin bëhen lëshime, kjo mund të ketë një ndikim në këtë fushë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Kosova po mendon vendosjen e një takse në pjesën tjetër të rrugës, Haradinaj u përgjigj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në mandatin e tij si kryeministër, por mund të ndodhë në të ardhmen.

“Nuk do të vendoset në këtë mandatin tim një taksë në rrugë, ne jemi ende në proces të përmbylljes së autorrugëve. Po përmbyllim autorrugën për në Shkup këtë vit. Do fillojmë autorrugën e Dukagjinit nga Istogu në Prizeren, nëpër Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren. Jemi drejt përmbylljes po ashtu Prishtinë-Pejë, po përmbyllim Prishtinë-Mitrovicë. Pra ne diku prej tre vitesh përmbyllim gjithë infrastrukturën e Kosovës”, ka thënë ai. /Top Channel

Related posts