
Një nga partitë e vendit që do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, padyshim që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Por është pikërisht Haradinaj i cili ka konfirmuar se nuk do të kenë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje, pasi synim i kësaj partie dhe vetë atij është posti i Presidentit të Kosovës.
Haradinaj ka thënë për “lajmi.net”, se nuk nxjerrin kandidaturë për kryeministër, pasi e kanë kandidaturën për president.
“Nuk nxjerrim kandidaturë për kryeministër, kemi kandidaturë për president. Sikur të ishim një parti 70 për qind do të nxjerrim tre emra, për kryeministër, për president, për kryeparlamentar do të ishin këta emrat tanë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se synojnë të arrijnë një rritje prej mbi 20 deputetë, që është objektive reale.
“Ne synojmë rritjen mbi 20 deputetë është objektiv real edhe një sinqeritet, një vërtetësi në garë me ju tregu qytetarëve se çfarë kërkojmë. Ne garojmë në këto zgjedhje me ja dhënë Kosovës presidentin”, ka thënë Haradinaj.