970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Qeveria shkeli kushtetutën po synon diktaturë

Haradinaj: Qeveria shkeli kushtetutën po synon diktaturë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht e quan shkelje të rëndë të frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit.


Ai thotë se çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.

Postimi i tij:

Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!

Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.

Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.

RH

Related posts