
Kryeministri vendit, Ramush Haradinaj bashkë me disa ministra të kabinetit të tij kanë përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Haradinaj pas homazheve tek varri i Rugovës, tha se Rugova me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-së, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim.
Tutje Haradinaj tha se ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtrinë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!