Ramush Haradinaj e prezanton Diellza Kukajn si pjesë të listës së AAK-së në zgjedhje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se pjesë e listës së AAK-së, do të jetë edhe Diellza Kukaj, e cila u rrit në këtë familje të madhe të AAK-së. Transmeton Gazeta Projekti,
“Diellza Kukaj u rrit në familjen e madhe të AAK-së. Në vazhdën e avancimit të të rinjve në politikë, ajo do jetë pjesë e listës dhe ofertës së Aleancës, në zgjedhjet e parakohshme nacionale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike.
Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.