970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Presidenti e propozon shefin e ri të AKI’së

Haradinaj: Presidenti e propozon shefin e ri të AKI’së

​Një ditë pasi zyrtarisht u konfirmua se ish-shefi i AKI’së, Driton Gashi ka ofruar dorëheqjen pas skandalit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, të mërkurën kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është në pritje të propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për emrin e ri që do të udhëheqë me inteligjencën kosovare.
Shefi i ekzekutivit citohet të ketë thënë se ligji parasheh që propozimin e shefit të ri të AKI’së e bën Presidenti i vendit.

“Për AKI-në, procedura është që propozimi vjen nga presidenti, por emërimi bëhet dypalësh. Jam në pritje të propozimeve nga presidenti, jemi në diskutime që kjo të ndodh, po interesohemi që të kemi një vazhdimësi në AKI dhe funksionet e veta që ka AKI”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Dorëheqja e Gashit ka ardhur pasi kryeministri Haradinaj i ka kërkuar atij që të lirojë detyrën pasi u dëbuan gjashtë gulenistë nga Kosova. Sikurse me Gashin, Haradinaj ka vepruar edhe me ish-ministrin e brendshëm Flamur Sefaj.

Ndaj të dy këtyre, Prokuroria Speciale ka nisur hetim, po ashtu me kërkesë të kryeministrit. /GazetaExpress/.

Related posts