970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj pranoi Certifikatën e Nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas

Haradinaj pranoi Certifikatën e Nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka organizuar pritje për delegacionin nga Iowa, që gjatë kësaj jave kanë qëndruar për vizitë në Kosovë.

“Sot na ka bërë bashkë një rast i veçantë, nderi për njerëzit e Iowas, miqtë e Iowas, që ishin me ne këtë javë por kjo është edhe një dëshmi që ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe që do të vazhdojmë të jemi bashkë. Ishte nderi im që isha për vizitë në vendin tuaj dhe është nder për ne sot që ju jeni me ne, jo vetëm sot”, ky ishte falënderimi i Kryeministrit Haradinaj në fjalën e tij drejtuar delegacionit nga Iowa, i cili qëndroi për vizitë në Kosovë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha mes Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Kryeministri Haradinaj tha në Kosovë ne jemi shumë të afërt me Amerikanët, me ushtarët, me Ambasadorin Greg Delawie me të cilin kemi kaluar shumë sfida përgjatë kësaj kohe dhe jam i bindur që do të qëndrojmë bashkë, si ekip dhe kjo na bënë këta që jemi.

“Çdo Institucion, çdo organizatë do të jetë me ju mbi themelet e asaj që kemi ndërtuar, për fondacionin e përbashkët, fondacioni i së ardhmes. Jam i lumtur që tani kemi arrit një marrëveshje edhe në fushën e arsimit. Faleminderit të gjithëve, faleminderit Kim Heideman që i bëre bashkë gjithë këta vullnetarë të cilët po e forcojnë bashkëpunimin tonë.  Faleminderit për besnikërinë tuaj për të forcuar bashkëpunimin me SHBA-të”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është krenare për këtë miqësi, për këtë lidhje që kemi.

“Zoti e bekoftë Iowan, zoti e bekoftë SHBA-të, zoti e bekoftë miqësinë tonë”, përfundoi fjalimin e tij Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq Ambasadori Amerikan në Kosovë u shpreh i befasuar me prezencën e madhe të përfaqësuesve të Iowas. Ai tha se kontributi i popullit të Kosovës, por edhe miqve më të mirë e ka sjellë këtu Kosovën, duke i pasur vetëm 10 vite ekzistencë si shtet.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se sa SHBA-të dhe në SHBA nuk ka miq më të mirë se sa në Iowa. Ne jemi duke punuar shumë për këtë vend, por sado që bëjmë diplomaci, nuk ka diplomaci më të mirë sesa kontakti i drejtpërdrejt me gjithë ju, të cilën ju po e dëshmoni. Faleminderit për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, të biznesit, të arsimit dhe në projektet e binjakëzimit”, tha ambasadori Delawie.

Ndërkaq Gjenerali Timothy Orr, në pritjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Iowas ka arrit në këtë nivel, falë besimit të ndërsjellë.

“Përgjatë këtyre viteve që vie në Kosovë, kam qenë dëshmitarë i ndryshimeve, kam qenë dëshmitarë i historisë. Ne po bëjmë progres ne po bëjmë histori, falë besimit të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë është model edhe për Departamentin e Shtetit sepse ne besuam te njeri tjetri” tha Gjenerali Orr.

Në këtë ceremoni Kryeministri Haradinaj pranoi edhe Certifikatën e nderit nga dhoma e përfaqësuesve të Iowas për të gjithë kontributin e dhënë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe këtij vendi.

Delegacioni nga Iowa është delegacioni më i gjerë nga SHBA-të, që ka vizituar Kosovën me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. Gjatë kësaj jave të qëndrimit të tyre, me ftesë të Kryeministrit Haradinaj, delegacioni nga Iowa, të përfaqësuar nga institucione të ndryshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha me Institucionet e vendit. /Telegrafi/

Related posts