970×90
970×90

Haradinaj për takimin në Berlin: Nuk janë takime me tupana, por nuk janë të fshehta

Haradinaj për takimin në Berlin: Nuk janë takime me tupana, por nuk janë të fshehta


Samiti i Parisit në të cilin do të diskutohej për procesin e dialogut Kosovë-Serbi është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një prej arsyeve për këtë mund të jetë edhe mos-arritja e përgatitjeve për ndonjë marrëveshje konkrete.

Gjatë ditës së sotme u raportua se qeveria franceze dhe ajo gjermane kanë konfirmuar se takimi i planifikuar të mbahet më 1 korrik në Paris, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mbahet.

Të premten Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris. Kujtojmë se i njëjti ishte paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, i mbajtur në fund të muajit prill. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur nga KosovaPress nëse di rreth shkaqeve të mos-mbajtjes së këtij samiti ashtu siç ishte e planifikuar, ka thënë shkurt se arsye mund të jetë edhe mos-arritja e përgatitjeve për ndonjë marrëveshje konkrete.”Me siguri nuk janë arrit përgatitjet për ndonjë marrëveshje konkrete, dhe shtyhet”, ka thënë Haradinaj për KosovaPress. 

Haradinaj, pas kthimit nga Samiti i Berlinit, i mbajtur në fund të muajit prill të këtij viti, kishte deklaruar se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Parisit. 

Atje, Haradinaj synonte të kishte me vete edhe ekipin shtetëror për negociata me Serbinë, dhe përfaqësuesit e partive opozitare. Mos-mbajtja e takimit të Parisit, po bëhet e ditur një javë para datës kur pritej të mbahet ky takim, i cili do të takonte krerët e institucioneve të Kosovës me ata të Beogradit, me qëllim të zhbllokimit të procesit të dialogut, dhe arritjes së një marrëveshje mes dy shteteve. Haradinaj u përgjigj edhe për takimin e delegacione të Kosovës dhe Serbisë në Berlin. Kryeministri tha se i njëjti është mes delegacioneve teknike, dhe për të i kishte informuar paraprakisht partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët.”Po dëgjoj tituj të gazetave, po thonë i fshehtë, por i fshehtë në zyre të kancelarës nuk ka të fshehta, ato janë takime pune, nuk janë takime me tupana, por nuk janë te fshehta”, tha Haradinaj. 

Por, gjatë ditës së sotme, Zyra e Presidentit deklaroi se nuk kanë qenë të informuar për këtë takim. “Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim. Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë. Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës për një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm siç është dialogu Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Presidenca sot. Për këtë takim ka reaguar edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, që është bashkryesues i ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti. 

“Takimi i mbajtur në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriqit, si vazhdim i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ashtu i fshehtë dhe pa kurrfarë paralajmërimi e konsultimi është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet politike në Kosovë e në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij facebook. Gjatë ditës, Haradinaj është takuar me partnerin e koalicionit, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Haradinaj tha se në këtë takim që është zhvilluar në zyrën e tij e ka njoftuar kreun e Kuvendit për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron, dhe palës serbe.

Related posts