![Haradinaj për ish-ushtarin e UÇK-së, Agronin: Ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/6C67C284-4B1F-400F-B560-5600D16D86FB.jpeg)
Sot ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj.
Kreu i AAK-së u ka shprehur ngushëllime familjarëve, teksa ka thënë se ai u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare.
“Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit”, shkroi Haradinaj.