970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Nuk e kam penguar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Haradinaj: Nuk e kam penguar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mënyra se si u mblodhën votat për ta votuar presidenten ka qenë mënyrë jo e duhur.

“Votat që kanë munguar, mënyra se si janë siguruar është një lloj investimi i LDK-së në këtë rast, po ashtu u siguruan vota në Kosovë tashmë tradicionale por që nuk është prit që do të ndodhë kësaj here, ata kanë mujt me kriju marrëveshje politike me partitë tjera e jo të peshkohen deputetët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si Aleancë kanë qenë të hapur për diskutim, duke shtuar se sikur të kishte vullnet nga Kurti dhe Osmani me një parti politike ndoshta do të ishte gjet me ne.

“Ajo që nuk më ka pëlqyer është që me shku te deputetë një nga një me bë presion. Më vjen keq që ka ndodhë, nuk është  e re, është bërë në Kosovë”, ka shtuar Haradinaj në Kanal10, shkruan Front Online.

Haradinaj ka shtuar se Kurti e Osmani nuk kanë kërkuar negociata për votimin e presidentit të vendit.

“Nuk kërkuan marrëveshje politike, ne nuk japim votë të detyruar, por mundemi më dhënë votë me një marrëveshje politike, kemi qenë të hapur për të diskutuar edhe më tutje, por ajo që nuk na ka pëlqyer dhe jemi zhgënjye kemi shpresu që po hyn një standard i ri”, ka shtuar ai.

Related posts