![Haradinaj nis vizitë në Austri, mirëpritet nga familja e dëshmorit të parë të UÇK-së nga Rahoveci](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/A923B245-AC4C-43DE-921B-E4C915FE6E0A.jpeg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë në Austri, ku pritet të zhvillojë disa takime me struktura të AAK-së në këtë shtet.
Haradinaj është mirëpritur në familjen e dëshmorit të parë të UÇk-së në Rahovec, Avdullah Bugarit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“E kisha për nder që vizitën time në Austri ta nisja tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj në Austri ka udhëtuar me kryetarë komunash nga AAK-ja si dhe me deputetë e zyrtarë tjerë të partisë.
“Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij”, është shprehur Haradinaj.