Dy ditë pas ofrimit të dorëheqjes nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Rasmush Haradinaj, ka qëndruar në Rahovec. Nga aty, kryeministri në dorëheqje ka lavdëruar qytetarët e asaj ane. Ka thënë se njerëz më të mirë se rahovecianët nuk ka, raporton Gazeta Express.
“Qysh janë njerëzit ju merr moti. Njerëz ma të mirë se rahovecianët nuk ka”, i ka lavdëruar rahovecianët Haradinaj.
Këto komente ai i ka bërë gjatë Akademisë Përkujtimore në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu. Haradinaj gjatë kësaj akademie është shprehur se Shejh Myhedini.
Haradinaj gjatë fjalës së tij është shprehur se Shejh Myhedini, do të kujtohet gjithmonë si hero i kombit.
“Një ngjarje si kjo i bën krenar popujt., ne jemi në vbendin ku 21-vjet më parë ra heroikisht një prijës fetar, e rilindas. Nëse flasim këtu për heronjtë e kombit, Shejh Myhedini është pjesë e tyre. Historianët do të kenë punë me të”, ka thënë Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore.
E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mos-besimi dhe është detyruar të dorëhiqet duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.