
Mbrëmë ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e të ndjerit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar familjen Hyseni, duke thënë se familja humbi birin e saj kurse ai dhe të tjerët humbën bashkëluftëtarin dhe mikun e çmuar.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë.
Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.
I përjetshëm kujtimi për të!.