970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Nëse zgjidhem president nuk merrem me asnjë funksion në parti

Haradinaj: Nëse zgjidhem president nuk merrem me asnjë funksion në parti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ të T7, ka folur për çështjen e presidentit.

Ai u shpreh se kandidatura e tij për president është një opsion, nëse nuk mirren vesh veni do të shkojë në zgjedhje, e nëse ndodh një marrëveshje, nuk ka pse t’i dhemb dikujt.

Ai foli edhe për qëndrimin e tij karshi AAK-së, nëse do të zgjidhet president i Kosovës.
“Vendi po përballet me një krizë. Pozita e presidentit vetë është pozitë politike dhe buron nga zhvillimet politike në vend. Në momentin që bëhem president më nuk merrem me AAK. Gjithsesi marrëveshjet politike kanë një mirëkuptim të gjerë”, tha ai.

Tutje, Haradinaj tha se presidenti në momentin që e jep betimin ai më nuk kryen obligime në mes partive dhe nuk ekziston më ai obligim.
“Aleanca s’ka bërë gabim që kanë dhënë propozimin e tyre për presidentin, ata thjesht kanë dhënë një formulë. Dhe nuk po e shantazhojmë askënd. Ne jemi subjekt politik me të drejta. Në nuk po i dërgojmë në zgjedhje askënd, heret i kemi tregu se me çfarë do të ballafaqohen. Ne e kemi ushtruar të drejtën tonë politike”, tregoi Haradinaj.

I pyetur se a do ta votojë PDK-ja për president, Haradinaj u shpreh se nuk e detyrojnë askënd për këtë.
“Çdo kandidaturë prej kujtdo duhet respektuar. Është zgjedhje e PDK-së nëse më votojnë ose jo, nuk po e detyrojmë askënd”, shtoi ai.

Related posts