
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ishte në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë në Gllogjan, njofton Klan Kosova.
“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale ku edhe ka postuar dy fotografi.
