
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, ka zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë në Zvicër, Francë dhe Gjermani.
Haradinaj ka treguar se bashkatdhetarët i ka informuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e AAK-së si subjekt opozitar.
“Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohët, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se bashkatdhetarët i ka siguruar për mbështetjen e tij të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore. Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare”, ka deklaruar Haradinaj.