970×90
970×90

Haradinaj në ceremoninë e varrimit të Demajt: Policinë nuk guxojmë ta lëmë vetë

Haradinaj në ceremoninë e varrimit të Demajt: Policinë nuk guxojmë ta lëmë vetë

“Është moment ndryshe, sa herë kemi ardhë këtu kemi folur për lavdi të ushtarëve. Policia është storie suksesi. Policia nuk e ka pasur të lehtë këto 20 vjet, ai për ta kthyer rendin ka qenë i sfiduar. Rasti i Demajt qe u detyrua me mbrojt ligjin është porosi që ne nuk guxojmë kurrë ta lëmë vetë policinë. Policia s’mund ta kryejë punën pa popullin. I madh, i vogël, jemi me familjen e Demajt. Nuk do të lejojë asnjëherë që rendin dhe ligjin ta marrin kriminelët. Nuk guxojmë ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj

Ka thënë se Policia e Kosovës do të përkrahet gjithmonë

“Lavdi veprës së policit hero, Izet Demaj”, tha tutje.

Ndërsa, Rashit Qalaj, Drejtori i Policisë së Kosovës, tha se sot nuk është ditë e zakonshme.

“Po ndahemi nga një koleg,prind, shok shumë i çmuar. Një person që dha shumë kontribut. Është e vështirë të gjejë fjalë një epror për policin e tij. Rënia e tij shfaq punën e Policisë që është e gatshme të përballet me sulmet që rrezikojnë sigurinë. Jeta e tij fizikisht ndaloi për shkak të punës, por ideali i tij do të jetësohet. Demaj tani do të jetë pjesë e atyre që kryejnë misionin e policisë”, është shprehur Qalaj.

Related posts