Vizita e kryeministrit atje vije pas presioneve të mëdha të SHBA-ve për pezullimin e taksës, dhe rezistencën e Haradinajt për ta bërë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.
Haradinaj përveq “pajtimit” në një drekë që pati me ambasadoren Vlora Çitaku, të cilën e kishte quajtuar “amabasadore të Thaçit”, nuk pati takime me ndonjë zyrtar tjetër amerikan, siç ishte shkruar në njoftimin e zyrës së tij.
Injorimi i bërë nga amerikanët për Haradinajn besohet të jetë për shkak të qëndrimeve të tij për taksën ndaj Serbisë.
Llogaria e Haradinajt në Facebook ishte jo aktive si rrallë më parë, ku ai publikonte takimet me zyrtarë të ndryshëm.
Por, krejt ndryshe thuhej në komunikatën e Qeverisë dërguar të premtën. Aty shkruhej se kryeministri do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.
Lexo edhe:
E burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë treguar lajmi.net se Haradinaj në Kosovë do të kthehet nesër në mëngjes.
“Kryeminstri të gjitha takimet i ka bërë publike përmes Facebookut. Në agjendë ka qenë se ai do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në SHBA. Nesër në mëngjes ai do të kthehet në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Vlen të theksohet se Haradinajt, shkaku i taksës i ishte refuzuar viza për SHBA ku ai planifikonte të merrte pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’.
Si rrjedhojë e taksës, amerikanët ia kanë tërhequr vërejtjen instituicioneve shtetërore se mund të ketë edhe reduktim të mbështetjes ekonomike dhe politike.