970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj me mesazh për Kurtin: Të heqim dorë nga fitoret e vogla, ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n

Haradinaj me mesazh për Kurtin: Të heqim dorë nga fitoret e vogla, ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një mesazh për Qeverinë Kurti.

Haradinaj, duke përmendur intervenimin e NATO-s në Kosovë, pikërisht në 50 vjetorin e saj (1999), e duke marrë shkas nga 75 vjetori i Organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, ka “ftuar” fokusim në arritjen e fitores së fitoreve siç e quan ai, anëtarësimin në NATO. Haradinaj ka shkruar se duhet hequr dorë nga siç i quan ai “fitoret e vogla”.

Postimi i plotë: 
Aleanca më e fuqishme ushtarake e globit – NATO, në vitin 1999, në jubileun e saj të 50-të ishte shndërruar në shpëtimtar të një vendi e të një populli.

Tash kur po paralajmërohet samiti i madh historik në korrik, që përkon me 75-vjetorin e NATO-s, e ku po paralajmërohet se në këtë samit, jo vetëm se do të shënohen 75 vjet histori të kësaj Aleance, por fokusi do të jetë edhe në 75 vitet e ardhshme të saj, Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë, ka nevojë për shpëtimtarin e saj që të bëhet anëtar i kësaj Aleance.

Sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n

Related posts