Haradinaj i ka shtruar mëngjes delegacionit amerikan të cilët vizituan Kosovës me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, transmeton Gazeta Projekti
Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar mëngjesin e sotëm me delegacionin amerikan të senatorëve dhe kongresistëve të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe personalitete nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.
“Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.