970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj mbledh urgjent Qeverinë, pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI

Haradinaj mbledh urgjent Qeverinë, pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se sonte për ora 19 e 30 do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Për shkak të ndodhive të sotme në lidhje me depërtimin e shtetasve turq, pritet të shkarkohet Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefi i AKI’së Driton Gashi.

Haradinaj tashmë ka reaguar rreth arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq të cilët kanë punuar në shkollat e Gylenit në Kosovë. Ai ka thënë se nuk është informuar fare rreth aksionit.

Ai ka thënë se lidhur me këtë do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese.

“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.RH” ka shkruar Haradinaj.

Ngjashëm ka vepruar edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli duke kërkuar përgjegjësi ligjore për akterët e involvuar.

“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adresojë përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqësojë Kosova.Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesve arbitrarë të tij” ka shkruar Veseli.

Ndryshe, mësohet se operacioni i sotëm është koordinuar nga Presidenti Hashim Thaci i cili i kishte premtuar Erdoganit se do të mbyllë shkollat e Gylen në Kosovë dhe do të dorëzojë “terroristët”.

Related posts