Në interpelancën e Ramush Haradinajt për dhënien e 53-milionëshit “Bechtel Enka”-s, kryeministri ka akuzuar Vetëvendosjen, posaçërisht Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që po qëndrojnë në krah të ish-ministrit Lutfi Zharku, për të cilin Haradinaj thotë se i ka fajet për krijimin e këtij borxhi.
Ramush Haradinaj tha se “Bechtel Enka” janë partnerë seriozë dhe me ta Kosova ka marrëdhënie kontraktuale.
Por, Haradinaj ka akuzuar Vetëvendosjen, posaçërisht Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që po qëndrojnë në krah të ish-ministrit Lutfi Zharku, për të cilin thotë se i ka fajet për borxhin e krijuar të 53-milionëshit.
“Habitna si Albin Kurti edhe Liburn Aliu janë palë për këtë temë me ish-ministrin e transportit. Kam një pyetje për Liburnin, a e din kush e ka kriju këtë borxh? A e ka kriju ky që je në grup me të? Dikush është shkaktar që e ka bërë këtë borxh, e ai që është shkaktar është ky i palës sate”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndër të tjera, kryeministri e falënderoi “Bechtel Enka”-n dhe ministrin Pal Lekaj, që sipas tij, i dha fund kësaj pune.