970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Limaj e Thaçi darkojnë së bashku, sjelljet në publik për vota

Haradinaj: Limaj e Thaçi darkojnë së bashku, sjelljet në publik për vota

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Gazetën Express dhe Televizionin 7 ka komentuar mungesën e zëvendësit të tij, Fatmir Limajt dhe ministrave të Nismës në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi Presidenti Hashim Thaci.

Kryeministri Haradinaj thotë se nuk e di nëse mungesa e Limajt dhe ministrave të Nismës ishte bojkot por thotë se arsyetimet e mëpasshme të tyre janë veç një lojë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili të martën tha se refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku prezent ishte Presidenti Thaci sepse ministrat e Nismës ishin lajmëruar shumë vonë për këtë raportim të Presidentit.

Të gjitha këto, sipas Kryeministrit janë vetëm lojëra të partnerit qeveritar për vota.

Haradinaj thotë se se i ka parë disa herë në darka zv.kryeministrin Limaj dhe Presidentin Thaci, prandaj nuk e kupton pse refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë kur aty erdhi Presidenti Thaçi. /Express

Related posts